Mariçiq: Nuk ka asgjë të diskutueshme në faktin që Zaev koordinoi aksionin për gjetjen e Mijallkovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, nuk ka asgjë të diskutueshme në faktin se Kryeministri Zoran Zaev bashkërendoi Prokurorinë Publike, Gjykatën Penale dhe Ministrinë e Brendshme në gjetjen e ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov ndërsa ai ishte në arrati.

Më parë, qeveria njoftoi se Kryeministri Zoran Zaev kishte koordinuar operacionin për të gjetur ish-drejtorin e DSK-së, pas së cilës ai u shfaq në publik dhe më pas mori një dënim me burg të shkallës së parë me 12 vjet për rastin e përgjimit masiv “Shënjestra-Fortesa”.

“Këtu bëhej fjalë për arratisjen e njeriut që disa ditë më vonë ishte dënuar me 12 vjet burg. Ne nuk po flasim për një çështje të trilluar, qëllimi i atij takimi nuk ishte ngritja e një rasti kundër askujt, por qëllimi ishte që të kthehej dikush që është në arrati. Dikush për të cilin interesohej i gjithë publiku”, tha Mariçiq në emisionin “360 Gradë”.

Sipas Ministrit, në takim askush nuk hyri me kompetencat e tjetrit, por secili institucion veproi në maksimum brenda kompetencave dhe detyrimeve të tij./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Nuk ka asgjë të diskutueshme në faktin që Zaev koordinoi aksionin për gjetjen e Mijallkovit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy