Mariçiq: Reformat gjyqësore janë prioriteti më i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq iu drejtua Kongresit të 14-të të Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale, i cili po mbahet në Kioto, Japoni.

Në fjalimin e tij, Mariçiq theksoi reformat dhe masat që po merren në fushën e drejtësisë, me një fokus të veçantë në ndryshimet në Kodin Penal, dixhitalizimin e gjyqësorit dhe rishikimin e punës së gjyqtarëve të kryer nga Këshilli Gjyqësor.

“Ne kemi filluar me një projekt të rëndësishëm, për të cilin jemi duke punuar, dhe ai është Kodi Penal në të cilin ne integrojmë të gjitha standardet më të fundit ndërkombëtare, direktivat dhe instrumentet e tjerë ndërkombëtarë në fushën e luftimit të terrorizmit, Konventa e Stambollit për Dhunën me Bazë Gjinore, por gjithashtu një sërë dispozitash për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të medias”, tha Ministri i Drejtësisë Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: Reformat gjyqësore janë prioriteti më i madh shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy