Mariçiq: Secili ka të drejtën të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në emisionin “Top Tema” në Telma tha se secili ka të drejtën e tij të plotë të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon.

“Ekzistojnë konventa të shumta, parime dhe deklarata që i mbrojnë të drejtat e pakicave. Askujt nuk i hiqet e drejta të deklarohet ashtu siç dëshiron, dhe për këto çështje të hapura, madje edhe për pakicat do të bisedojmë me palën bullgare”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se në amendamentin 36 të Kushtetutës thuhet se shteti nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të ndonjë shteti tjetër.

“Nëse në Bullgari ka persona që deklarohen si maqedonas, kjo është e drejtë e tyre dhe askush këtë nuk mund ta heq. Statusi i tyre varet nga rregullimi shtetëror në Bullgari dhe të drejtat që shteti bullgar i jep”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Secili ka të drejtën të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy