Mariçiq: Skriningu duhet të përfundojë deri në vitin e ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Skriningu në procesin e negociatave me BE-në duhet të përfundojë për rreth 16 muaj, që është afat pak më i shkurtër se zakonisht, pasi që në vitin 2018 dhe 2019 e deri më tani kemi kaluar një pjesë të aktiviteteve shpjeguese”.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili prezantoi kornizën kohore për zbatimin e skriningut me BE, duke shpjeguar se ai tani po zhvillohet në nivel të 6 klasterëve.

“Na pret një periudhë dinamike duke marrë parasysh se procesi i prezantimit të legjislacionit do të fillojë në shtator të këtij viti, pra menjëherë pas pushimeve verore, ndërsa paralelisht brenda kësaj periudhe, prej rreth 15 muajve do të zhvillohet edhe skriningu dypalësh, përkatësisht Komisioni Evropian planifikon që ky proces të mbarojë deri në nëntor të 2023. Raportin e parë të skriningut për klasterin e vlerave themelore e presim deri në fund të marsit 2023″, deklaroi Bojan Mariçiq.

Megjithatë, për Konferencën e parë Ndërqeveritare, BE-ja thekson se me Maqedoninë e ka filluar fazën e parë të negociatave, ndërsa sa i përket Shqipërisë, thuhet qartë se negociatat kanë filluar. Kjo do të thotë se Maqedonia nuk do t’i nisë negociatat derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutë, gjë për të cilin insiston Sofja zyrtare përmes Protokollit.
Mariçiq thotë se ende nuk është caktuar kalendari për sjelljen e ndryshimeve, por deri më tani nuk është e qartë se si do të sigurohen 2/3-tat në Kuvend për miratimin e tyre.

Advertisement

Mariçiq: Skriningu duhet të përfundojë deri në vitin e ardhshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy