Mariçiq thotë se Maqedonia do të përgatis ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe për gjendje lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq sot nga konferenca për shtyp tha se është duke u përgatitur ligj për gjendj të jashtëzakonshme dhe për gjendje lufte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në konferencë tha se sipas nevojës Maqedonia duhet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të ardhmen dhe për këtë sipas ligjeve, zgjidhja gjendet vetëm në Kushtetutë, me një apo dy nene.

“Së shpejti pritet të formohet grup pune që do të konsultohet me ekspertë, me opozitën, me kryetarin e shtetit dhe me të gjithë faktorët tjerë, për të përgatitur ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje lufte” tha Mariçiq.

Ministri i drejtësisë tha se nuk pret përkeqësim të situatës me COVID-19 por shteti duhet të jetë i përgatitur edhe ligjërisht por edhe me instrumente tjera. /Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq thotë se Maqedonia do të përgatis ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe për gjendje lufte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy