Mariçiq: Zgjerimi i BE-së është instrumenti më i suksesshëm për mbylljen e çështjeve të hapura gjeostrategjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte ka mbajt fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel, Belgjikë, në seminarin e organizuar nga grupi parlamentar Socialistët dhe Demokratët, me temën “Formimi i agjendës progresive për zgjerim”.

Në panel, Mariçiq pasqyroi vlerat më progresive të Bashkimit Evropian, prej nga vijnë vizionet më të avancuara dhe të bazuara në mënyrë të arsyeshme për të ardhmen e komunitetit tonë evropian.

Ky është përcaktimi shtytës i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, nga i cili, në një situatë jashtëzakonisht komplekse gjeostrategjike, dolën rekomandimet që u përkthyen në një Rezolutë të Parlamentit Evropian për reforma gjithëpërfshirëse të Marrëveshjes së BE-së.

“Rezoluta për zgjerimin bazohet në rekomandimet e Konferencës për të Ardhmen e Evropës, duke marrë parasysh kontekstin ekzistues, sfidat dhe krizat e shumta me të cilat përballet Bashkimi dhe bota në tërësi.

Advertisement

Në këtë drejtim, Rezoluta konfirmon politikat e zgjerimit të BE-së në këtë moment gjeostrategjik dhe konfirmon se zgjerimi është instrumenti më i suksesshëm për mbylljen e çështjeve të hapura gjeostrategjike”, tha Mariçiq.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri theksoi se kjo politikë po dëshmohet të jetë motor i paqes, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe mirëqenies në Evropë për të gjitha vendet që u përfshinë nga zgjerimet e mëparshme./Telegrafi/

Mariçiq: Zgjerimi i BE-së është instrumenti më i suksesshëm për mbylljen e çështjeve të hapura gjeostrategjik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy