Gazetari shqiptar Marin Mema ka reaguar në lidhje me diskriminimin e fundit që u ndodh shqiptarëve të Komunës së Velesit duke theksuar se drejtoria gjimnazit “Koço Racin” në Veles nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar dhe 20 nxënës të tjerë janë të detyruar me polici të largohen.

“Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone”, shkruan Mema.

Mema po ashtu habitet për një situatë të këtillë për shkak se Ministria e Arsimit drejtohet nga ministër shqiptar dhe si ka mundësi që në të njëjtën kohë të shkelen të drejtat në këtë formë.

“Dhe nuk përfundon këtu… I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi! I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi”, shkruan Mema duke shtuar se e drejta e arsimit është e drejtë themelore dhe nëse nuk reagon politika në Maqedoni atëherë duhet të reagojë Tirana zyrtare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Marin Mema për rastin në Veles: Si ka mundësi të ndodhë një situatë të këtilë kur Ministria e Arsimit udhëhiqet nga një shqiptar appeared first on Telegrafi.