Marin Mema u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marin Mema u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Edhe gazetari Marin Mema i është bashkuar thirrjeve për regjistrim të mërgatës në Maqedoni.

Mema përmes një video të publikuar në “Facebook” thotë se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë.

“Jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Iliridë, por edhe shqiptarët që jetojnë kudo në të gjitha vendet e botës. Mërgata duhet të bëhet pjesë masive e këtij procesi thelbësor”, thotë Mema.

Ai rikujton se gjatë vitit 2011 në Maqedoni regjistrimi i anulua për shkak nuk i konvenonte regjimit të atëhershëm ndërsa sot mund të dëshmohet se shqiptarët me pak minuta do të ndikojnë në të ardhmen.

Advertisement

“Numrat janë shumë të rëndësishëm, shumë thelbësor në procesin dhe në gjithçka tjetër që ndikon në Iliridë. Andaj duhet një regjistrim masiv dhe askush nuk duhet të mungojë. Është proces që ka padyshim të ardhmen tuaj”, thotë Mema i cili shton se me regjistrimin mund të dëshmohet se shqiptarët janë vendas në vend.


Për një ditë regjistrohen mbi 11 mijë mërgimtarë të Maqedonisë në regjistrim

Advertisement

Ndryshe, procesi i regjistrimit bëhet këtu dhe do të zgjasë deri më 21 prill//Telegrafi/

Marin Mema u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy