Marin Mema publikon pamje gjatë ndalimit nga Policia e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka ndaluar për kontrolle gazetarin shqiptar Marin Mema.

Ai ka publikuar pamje gjatë diskutimit që ka pasur me zyrtarët policor.

Njëri prej policëve i thotë se kanë marrë lajmërim për ta kontrolluar makinën e gazetarit, ndërsa ky i fundit i thotë se nuk kanë xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë.

Polici më tej i thotë se duhet të pres derisa të merr urdhër nga ata që ai i quan “më të mëdhenjtë”.

Advertisement

“Cila është arsyeja e ndalimit? Ne po vinim nga Shkupi dhe shkojmë për në Shqipëri. Nuk kemi xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë”, i ka thënë gazetari Mema, policit.

Për këtë rast nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se “rasti i ndalimit të Marin Memës është dëshmi e shtetit policor dhe shkelje e Konventës Evropiane”./Telegrafi/

The post Marin Mema publikon pamje gjatë ndalimit nga Policia e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy