Deputetja nga radhët e LSDM-së, Daniela Markoska tha se gjykata tashmë ka vendosur se çfarë ndodhi më 27 prill të vitit 2017 dhe se kjo është terrorizëm.

Ajo u pyetet në për qëndrimin e presidentit Pendarovski se të dënuarit e 27 prillit nuk janë terroristë.

“Ajo që ndodhi më 27 prill është prishje e rendit kushtetues, të gjithë ishim dëshmitarë çfarë ndodhi para katër viteve, se u sulmua shtëpia e demokracisë dhe për këtë kishte procedurë gjyqësore, ndërsa lënda ka përfunduar dhe gjykata ka vendosur se çfarë ka ndodhur”, tha Markoska.

Ndryshe, OBRM-PDUKM pas protestës për lirimin e dhunuesve të 27 prillit ditën e diel, kërkon që të ketë rigjykim të rastit ndërsa presidenti Pendarovski beson se personat e dënuar për terrorizëm nuk janë terroristë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Markoska: Gjykata vendosi se dhuna më 27 prill është terrorizëm shkruan Telegrafi.