Zaev: Mickoski votimin për ndihmën financiare e quan terrorizëm, ndërsa 27 prillin ende nuk e ka dënuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev: Mickoski votimin për ndihmën financiare  e quan terrorizëm, ndërsa  27 prillin ende nuk e ka dënuar

Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se sot Kuvendi miraton Pakon e pestë ekonomike ku përfshihen masat për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars.

“Urime për të gjithë deputetët e shumicës të cilët menaxhuam me të gjitha bllokadat dhe gjetën mënyrë që këto ligje të rëndësishme të miratohen. Uroj edhe Kuvendin, kryetarin e Kuvendit të cilët siguruan kushte të përshtatshme për punë dhe mundësuam votimi të jetë sipas protokolleve me mbrojtje të plotë të shëndetit të deputetëve dhe izolimin e dy deputetëve të infektuar”, shkruan Zaev.

Zaev e quan të tmerrshme informacionin se Mickoski këtë veprim e quan terrorizëm.

“Mickoski votimin për ndihmën e qytetarëve e quajti terrorizëm, ndërsa sulmin në Kuvend të 27 prill ku ai ishte pjesë ende nuka ka gjetur mënyrë dhe vullnet për ta dënuar”, shkruan Zaev.

Advertisement

Mickoski: Kjo që ndodhi në Kuvend është terrorizëm dhe jo 27 prilli

Sipas Zaev, sjellja e papërgjegjshme e OBRM-PDUKM-së me bllokim të vullnetit popullor në mënyrë të drejtpërdrejtë e motivuar nga Mickoski.

Advertisement

“Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij Apasiev bënin gjithçka për ta kënaqur dëshirën dhe të nxisin problem në shumicën qeveritare”, shkruan mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Zaev: Mickoski votimin për ndihmën financiare e quan terrorizëm, ndërsa 27 prillin ende nuk e ka dënuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy