Marzhet e kufizuara tregtare nuk penguan rritjen e çmimeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marzhet e kufizuara tregtare nuk penguan rritjen e çmimeve të disa produkteve. Vetë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka parë se çmimet janë më të larta.

Tashmë inspektorët e tregut duhet të kontrollojnë nëse arsyeja e rritjes është rritja e çmimit të blerjes apo është shkelje e vendimit të qeverisë nga disa tregtarë. Marzhi i kufizuar nuk do të hiqet derisa çmimet të ulen.

“Për disa produkte në përpilim të vendimit ka ulje, e për disa ka rritje, kështu që Inspektorati Shtetëror i Tregut nesër do të bëjë raport dhe ata që kanë konfirmim se ka rritje, dhe nuk varet nga shitësit me shumicë dhe pakicë do të miratojmë masa shtesë zbutëse që qytetarët të mos paguajnë çmime më të larta. Javën e ardhshme do të ketë masa shtesë lehtësimi si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Krahas çmimeve të produkteve, nesër Komisioni Rregullator pritet të marrë vendim edhe për çmimet e reja të derivateve. Nisur nga çmimi i bursave, karburantet tona pritet të rriten. Bekteshi siguron se edhe nëse rriten çmimet nuk do të jenë më të larta se ato të vendeve fqinje./Alsat/

Advertisement

Marzhet e kufizuara tregtare nuk penguan rritjen e çmimeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy