Masa disiplinore për policët që kanë shtyrë gazetarët gjatë daljes së Mijallkovit nga burgu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy policë nga burgu i “Shkupit” nuk kanë respektuar protokollet gjatë lirimit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Drejtori i burgut Filip Andov tha se janë marrë masa për konfirmimin e përgjegjësisë.

“Do të merren masa disiplinore për dy zyrtarë nga policia e burgut për mosrepektim të protokolleve për paraburgim/personin e gjykuar deri në vendin e daljes nga burgu. Është konfirmuar se protokollet janë thyer dhe se po procedohet për të njëjtat”, tha për “A1on” Andov.

Kjo do të thotë se policia e burgut nuk mund ta largohen nga dera e burgut dhe se kompetencat e për arrestimin e Mijallkovit mbarojnë kur ai u largua nga dera e burgut. Gjegjësisht policia e burgut nuk kanë të drejtë të dërgojnë të burgosurit deri tek automjeti privat jashtë derë së burgut.

Siç është njoftuar më herët policia e burgut në “Shkup” ka shtyrë gazetarët dhe kameramanët e televizioneve “A1on” dhe “Klan” gjë që kanë penguar në kryerjen e detyrës së tyre./Telegrafi/

Advertisement

The post Masa disiplinore për policët që kanë shtyrë gazetarët gjatë daljes së Mijallkovit nga burgu appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy