Masa e mosgrupimit nuk respektohet, një festë familjare në Ohër dhe një dasmë në Shkup rrit numrin e të infektuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp theksoi se një festë familjare në Shkup dhe një dasmë në Shkup ka bërë problem rreth përhapjes së coronavirusit.

Ai tha se në festën familjare në Ohër ka pasur rreth 200 të pranishëm dhe se ka tetë raste me coronavirus dhe 40 persona ndodhen në izolim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në dasmë në Shkup me 100 njerëz, ka disa raste të konfirmuara. Një problem në këtë rast me epidemiologët është mosbashkëpunimi i atyre personave që kanë qenë në dasmë në Shkup”, tha Filipçe.

Ndryshe, sot në Maqedoni kishim 175 raste të reja me coronavirus ku prej tyre 131 ishin nga Shkupi, 24 në Kumanovë, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 5 në Tetovë, 2 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Ohër, 2 në Gostivar dhe 2 në Shën Nikollë./Telegrafi/

Advertisement

Masa e mosgrupimit nuk respektohet, një festë familjare në Ohër dhe një dasmë në Shkup rrit numrin e të infektuarve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy