Masat kufizuese në Perëndim, e kanë zvogëluar numrin e mërgimtarëve dhe dasmave në rajonin e Kërçovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tradicionalisht pjesa e dytë e pushimit vjetor mërgimtarët e Kërçovës dhe të rajonit të Kërçovës e shfrytëzojnë rreth Viti të Ri, periudhë kur duan me të afërmit e tyre në vend tap resin natën më të hareshme, ndërsa ka edhe të tillë të cilët gjatë vjeshtës ose diçka më here kanë pasur fejesë, të bëjnë dasëm për fëmijët e tyre.

Kështu, rreth Vitit të Ri praktikohet të bëhen më shumë dasma të mërgimtarëve të cilët në dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë janë në numër më të vogël.

“Për shkak të masave kufizuese në vendet ku punojnë punëtorët tanë migrantë, numri i tyre këtë vit është pak më i ulët dhe më i lartë se vitin e kaluar kur u shfaq për herë të parë koronavirusi. Sipas traditës, punëtorët mërgimtarë e festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre në vend dhe ata që nuk kanë bërë dasmë gjatë verës, pushimet dimërore i shfrytëzojnë për të plotësuar këtë formalitet”, thotë Xhevdet Dalipi, menaxher i restoranteve për dasma.

Dalipi, thekson se për shkak të karantinës pas kthimit në vendet ku punojnë, numri I madh i mërgimtarëve nuk vijnë në pushime dimërore.

Advertisement

Masat kufizuese në Perëndim, e kanë zvogëluar numrin e mërgimtarëve dhe dasmave në rajonin e Kërçovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy