MASH-Maqedoni: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë është tërhequr nga përdorimi për shkak të gabimeve përmbajtësore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për formim të ekipit autorial për përpunimin e librit të ri dhe autorët e interesuar mund të paraqiten deri më 5 qershor.

Për shkak të gabimeve në libër, të cilat ishin vërejtur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që e morën nxënësit, reagoi Shoqata e historianëve dhe opinioni, ndërsa MASH-i në fund të vitit të kaluar informoi se komisioni do ta rishqyrtojë tërë përmbajtjen dhe do të japë propozim për korrigjimet adekuate.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës atëherë kërkoi nga Komisioni nacional për libra shkollorë, si trupi më i lartë në procesin e miratimit të librave shkollorë, informata për procedurën për miratim të librit konkret në të cilin, siç theksoi MASH-i, “janë konstatuar një sërë gabimesh dhe palogjikshmërish të cilat nuk është dashur të lejohen”.

MASH-Maqedoni: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy