MASH Maqedoni: Shpërndahen lajme të rrejshme për edukimin seksual në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka demantuar përmbajtjet në grupin në Facebook “Nga ne për ne”, se në disa libra shkollor për klasën e dytë ka përmbajtje për edukim seksual.

Nga MSH kërkojnë përgjegjësi për siç thonë ata, lajme të rreme dhe tendencioze, duke shtuar se materiale të tilla nuk ka në programin arsimor në vendin tonë.

“I demantojmë kategorikisht të pavërtetat e përhapura nga grupi në Facebook “Nga ne për ne” në mediat sociale, dhe të transmetuara nga disa portale, në lidhje me pretendimet për përmbajtjen e librave shkollorë për klasën e dytë për edukim seksual. Lajmi është plotësisht i rremë dhe ilustrimet e përdorura nuk janë pjesë e teksteve dhe materialeve nga sistemi ynë arsimor”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe studentëve që të mos i nënshtrohen informacioneve të paverifikuara që përhapet në rrjetet sociale, sepse i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe gjithë sistemit arsimor”, thuhet në reagimin e MASH.

Advertisement

 

MASH Maqedoni: Shpërndahen lajme të rrejshme për edukimin seksual në rrjetet sociale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy