minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mashtrohet një person nga Tetova, jep “kapar” për të ble banesë, banesa i shitet tjetër personi - Struga.info


Mashtrohet një person nga Tetova, jep “kapar” për të ble banesë, banesa i shitet tjetër personi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Siç njoftojnë nga policia, më 31 korrik në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro.

“Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është shitur një personi tjetër dhe paratë janë zhdukur. Siç raportohet, në pranverë ai dhe gruaja e tij u kontaktuan nga një person i cili u prezantua si avokat dhe u premtoi se mund t’i ndihmonte të merrnin banesën në emër të tyre. Gjithashtu, sipas denoncimit, personi i ka kërkuar 1000 euro për të kryer punën dhe pasi ia ka paguar paratë, personi i ka dhënë një fletëpagesë në emër tjetër, pas së cilës dyshohet se është mashtruar dhe ka denoncuar rastin në polici”, thuhet në raportin e policisë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Advertisement

The post Mashtrohet një person nga Tetova, jep “kapar” për të ble banesë, banesa i shitet tjetër personi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy