Maturantët e Maqedonisë nuk heqin dorë nga kërkesat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mësimi në gjysmëvjetorin e dytë vazhdoi sipas të njëjtit model hibrid, ashtu si në pjesën e parë të vitit shkollor 2020/2021 sepse, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rezultoi i suksesshëm dhe siguron vazhdimësi në procesin arsimor në kushte pandemie. Nxënësit deri në klasën e tretë dhe më të rritur nga shkollat më të vogla, kryesisht rajonale dhe në zonat rurale, u kthyen në bankat shkollore dje pas pushimit dimëror trejavor, ndërsa për shumicën e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme mësimi vazhdoi në distancë.

Por, në mësimin onlajn nuk u përfshin një pjesë e maturantëve, të cilët të organizuar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, filluan bojkot që të enjten, duke kërkuar maturë shtetërore me dy provime në vend se me katër (tre eksterne dhe një interne).

Kryetari i Unionit, Blendi Hodai, ka treguar se bojkot ka në shkolla të mesme në 20 qytete, duke e përfshirë edhe Shkupin, sepse takimi i pardjeshëm onlajn me ministren Milla Carovska, ka kaluar pa marrëveshje për t’u pranuar kërkesa e tyre për zvogëlim të numrit të lëndëve gjegjësisht të japin dy – gjuhën amë (maqedone dhe shqipe ose gjuhë turke) dhe lënda e dytë që do të jetë nga fusha të cilën maturantët planifikojnë ta studiojnë. Hodai tha se do të bojkotojnë një javë, ndërsa për hapat e ardhshëm dhe nëse do të kenë protestë, do të vendosin shtesë. Ai theksoi se nuk janë për heqjen e Maturës Shtetërore, siç kërkohet nga grupi tjetër “Zëri i Nxënësve”, iniciativë kjo që tashmë ka nis mbledhjen onlajn-nënshkrimeve për mosdhënien e Maturës Shtetërore.

Megjithatë, ministrja Carovska tha se legjitime është e drejta për ta shprehur pakënaqësinë me bojkot dhe ajo beson se bëhet fjalë për grupe të vogla, madje të izoluara.

Advertisement

Ajo theksoi se kjo gjeneratë e maturantëve do të vazhdojë ta kalojë provimin sipas konceptit aktual, ndërsa mund të ketë ndryshime për maturantët në vitin e ardhshëm shkollor.

Ajo dje deklaroi se vetëm në një gjimnaz në Shkup ka aktivitete më të organizuara, ndërsa të gjitha të tjerët, siç tha, janë grupe të izoluara në disa prej gjimnazeve. Carovska kumtoi se do të formohet një grup pune për përgatitje të një koncepti të ri të maturës shtetërore për vitin e ardhshëm shkollor, por për maturantët e këtij viti, siç tha ajo – “nuk ka shpëtim nga koncepti aktual”. Në mënyrë që të modernizohet provimi përfundimtar, edhe për këtë vit, shtoi ministrja, janë bërë disa ndryshime në detyrën e projektit dhe në zgjerimin e listës së lëndëve zgjedhore për provimin e tretë ekstern me Gjeografinë dhe Informatikën. Ndryshe, Qendra Shtetërore e Provimeve në nëntor i publikoi datat e provimeve nga tre provimet eksterne që do të jepen nga 29 maji deri më 14 qershor 2021.

MASH ndërkohë i vazhdon konsultimet për Konceptin e ri për arsimin fillor, ndërsa ministrja Carovska beson se të gjithë që janë të përfshirë në procesin arsimor, do të kenë përfitime nga reforma. Ajo edhe njëherë ka siguruar se asnjë arsimtar nuk do të mbesë pa punë, asnjë lëndë nuk do të hiqet, fondi i orëve do të rritet, ndërsa mundësohet edhe zhvillim në karrierë i arsimtarëve, të cilët do të motivohen më shumë për punë.

“Asnjëri nga arsimtarët nuk do të mbetet pa punë, koncepti do të zbatohet në etapa, në klasën e parë dhe të katërt, pastaj në vitin shkollor 2022-2023, në klasën e gjashtë, të dytë dhe të pestë, dhe në këtë mënyrë, për gjashtë vjet, do të kemi sistem të qëndrueshëm të arsimit fillor, i cili kryesisht do të përqendrohet në nevojat e nxënësve. Diskutuam edhe për programet dhe për përfshirjen e tyre direkte në përgatitjen e tyre sipas konceptit të ri, me qëllim që të jenë sa më të adaptuar në kontekstin tonë”, deklaroi Carovska, duke theksuar se më e rëndësishme është që të arrihen rezultatet nga mësimi dhe kjo të shihet në testet vendore dhe ndërkombëtare./koha.mk/

Advertisement

Maturantët e Maqedonisë nuk heqin dorë nga kërkesat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy