Mbetet vend “regjim hibrid”, nuk ka ndryshime në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me vlerësim të pandryshuar prej 3.82, njësoj si vitin e kaluar, Maqedonia mbetet në kategorinë e “regjimit hibrid”, sipas raportit “Shtetet në tranzicion – nga dobësimi i demokracisë deri në agresion autoritar” të Freedom House.

Raporti përfshinë 22 vende postkomuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ish-BRSS. Vetëm 6 nga këto vende konsiderohen si demokraci të konsoliduara, 4 janë demokraci gjysmë të konsoliduara, 8 janë regjime autoritare të konsoliduara dhe 11 janë në “zonën gri”, pra regjime hibride, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti vlerëson qeverisjen demokratike të pushtetit qendror dhe lokal, procesin zgjedhor, shoqërinë civile, lirinë e medias, gjyqësorin, korrupsionin.

Vlerësimi mesatar i Maqedonisë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2012 në 2017. Vendi ra në kategorinë “regjimit hibrid” në 2013. Nga viti 2017 deri në vitin e kaluar ka rritje, por në vitin e kaluar ka pasur stagnim.

Advertisement

Sipas raportit, vendi më i vlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Kroacia, e ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Krahasuar me raportin e vitit të kaluar, sipas kritereve të Freedom House, Serbia ka mbetur prapa dhe tani para saj janë Mali i Zi dhe Maqedonia. Serbia nga viti 2018 nuk bën pjesë në kategorinë e vendeve demokratike, pra është ndër vendet me regjim hibrid.

Sipas raportit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ende në kategorinë e regjimeve hibride apo vendeve në tranzicion, me përjashtim të Kroacisë, e cila është përcaktuar si një demokraci gjysmë e konsoliduar./Telegrafi/

Mbetet vend “regjim hibrid”, nuk ka ndryshime në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy