Mbi 1.000 raste aktive me coronavirus në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 1.000 raste aktive me coronavirus në Shkup

Në Shkup momentalisht ka 1.040 raste aktive me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë ka pasur gjithsej 1.676 të diagnostifikuar.

Komuna me më së shumti raste aktive momentalisht është Komuna e Çairit me 235 raste, ndërsa Shuto Orizareja është komuna me më pak raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas Çairit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë vjen Butelli me 88 rate, Aerodromi me 87, Gazi Baba 89 dhe Komuna Qendër 87 raste aktive.

Lexo po ashtu:

Sërish numër treshifror, regjistrohen 164 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Advertisement

Karposhi është me 79 raste, Saraji me 75, Kisella Voda 52, Gjorçe Petrov 39, ndërsa në komunat përreth Studeniçani ka 25 raste, Haraçina 30, Ilideni 20, Petroveci shtatë raste, Çuçer Sandeva gjashtë dhe Sopishtja me tre raste aktive me Covid-19.

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.701, numri i pacientëve të shëruar është 1.694, i të vdekurve 171, ndërsa momentalisht ka 1.836 raste aktive në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement

Mbi 1.000 raste aktive me coronavirus në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy