minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mbi 1.100 tonë mbeturina janë grumbulluar në dy ditët e fundit në Shkup - Struga.info


Mbi 1.100 tonë mbeturina janë grumbulluar në dy ditët e fundit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, kanë realizuar aktivitete të intensifikuara, në kuadër të të cilave janë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 1.130 tonë mbeturina komunale nga kontejnerët e vendosur në hapësira publike, si dhe nga koshat e destinuar për familje individuale.

Nga ndërmarrja njoftojnë se janë larguar edhe 250 metra kub mbeturina nga rreth njëzet deponitë e egra që gjenden në të gjitha komunat e Shkupit.

“Duke filluar nga ndërrimi i parë gjatë ditës së sotme, Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikës standarde, të përcaktuar me programin operativ të ndërmarrjes. Njëkohësisht po vazhdojnë aktivitetet e rregullta për ruajtjen e higjienës së hapësirave publike dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit”, thuhet në njoftim.

The post Mbi 1.100 tonë mbeturina janë grumbulluar në dy ditët e fundit në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy