“Higjiena Komunale” në Shkup grumbulloi 105 metra kub mbeturina të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit informon se aksioni pranveror i tyre me ekipet e ndërmarrjeve publike dhe në koordinim me Komunën Qendër, u realizua me sukses në të gjithë territorin e kësaj komune.

Nga Bashkia thonë se nga fillimi i aksionit për pastrimin e komunës Qendër në kontejnerë special të cilët në pesë lokacione i vendosën ekipet e NP Higjiena Komunale, deri tani janë deponuar rreth 105 metra kub mbeturina të rënda, të cilat janë marrë dhe transportuar nga ekipet e ndërmarrjes. Ekipet e NP Higjiena komunale çdo ditë kanë fshirë dhe larë me dorë dhe makineri bulevardet, rrugët, të gjitha stacionet e autobusëve, si dhe kanë kryer dezinfektimin e kontejnerëve mbitokësorë dhe nëntokësorë të vendosur në këtë komunë.

“Në kuadër të aksionit për pastrimin gjeneral të komunës Qendër, ekipet e NP Higjiena Komunale filluan largimin e deponisë së madhe ilegale që ndodhej nën Kalanë e Shkupit. Ekipet e terrenit të NP Parqe dhe Gjelbërim në komunën Qendër sot kanë prerë gjashtë drurë me Vendim të lëshuar, në rrugët Borka Talevski dhe Pitu Guli. Me aksionin e pastrimit dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra publike përgjatë bulevardeve dhe rrugëve të qytetit në këtë komunë janë përfshirë rrugët: Prolet, Nikolla Karev, 11 Tetori, Shën Qirili dhe Metodi dhe Vasil Gjorgov, si dhe bulevardet Koço Racin, Shën. Klimenti i Ohrit dhe Goce Dellçev. Në aksion janë realizuar edhe intervenime në formësimin dhe krasitjen e gjithsej 30 drurëve sipas Vendimeve të lëshuara nga Sektori për punë komunale të Qytetit të Shkupit”.

“Në aksionin pranveror në Komunën Qendër, ekipet e NP Rrugë dhe rrugica i kanë riparuar gropat goditëse në rrugën Dame Gruev, bulevardin Goce Dellçev, rrugën Franklin Ruzvelt dhe rrugën Dame Gruev, me sipërfaqe të përgjithshme prej 110 metra katrorë dhe kanë riparuar dhe nivelizuar një pusetë kanalizimi e cila ishte me dëmtim të madh në rrugën Dimitrie Çupovski”.

Advertisement

“Ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal të rrugëve të qytetit në pjesën qendrore të qytetit i shënuan stacionet e taksive në rrugën Dimitrie Çupovski afër Portës triumfale, në dalje të QTQ në rrugën Aminta Treti, në rrugën 11 Marsi dhe në bul, Krste Petkov Misirkov me kapacitet total prej 43 automjetesh. Ekipet që mirëmbajnë sinjalizimin ndriçues në kryqëzimet në qytet vendosën gjithsej 36 pajisje sinjalizuese zanore për personat me shikim të dëmtuar (sinjale zanore në semafor) në kryqëzimet e bulevardit Nënë Tereza me rrugën Jordan Mijalkov, rruga Dimitrie Çupovski me rrugën 11 Tetori, bul. “Partizanski Odredi” te vendkalimi per kembesor “City Mall”, bul.Ilinden, dhe ne rr. Dimitrie Çupovski tek vendkalimi për këmbësorë “Rekord” dhe bul. Koço Racin me rrugën 11 Tetori”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Më tej shtojnë se ndërmarrja publike Drisla në kuadër të aksionit pranveror do të pranojë dhe deponojë mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës Qendër.

“Bashkia e Shkupit, së bashku me ndërmarrjet publike dhe në koordinim me Komunën Qendër, aksionin pranveror e realizoi nga 9 deri më 13 maj në territorin e tërë komunës. Komuna e radhës në të cilën do të realizohet një aksion i këtillë është Gjorçe Petrov”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

“Higjiena Komunale” në Shkup grumbulloi 105 metra kub mbeturina të rënda shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy