Në BE nga 505 kilogramë mbeturina komunale për kokë banori, në Maqedoni 441

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesatarisht çdo person në BE në vitin 2020 ka krijuar 505 kilogramë mbeturina komunale prej të cilave rreth 48 për qind kanë qenë të reciklueshme. Në mes vendeve anëtare të BE-së, më shumë mbeturina komunale kanë krijuar Danimarka dhe Luksemburgut me 845 kilogramë dhe 790 kilogramë për kokë banori, ndërsa më së paku Rumunia 287 kilogram.

Ne jemi nën mesataren e BE-së, ku çdo banorë në mesatare në vitin 2020 ka krijuar 441 kilogramë mbeturina komunale, prej të cilave 304 kanë përfunduar në mbeturina, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Edhe pse nën mesataren e BE-së, në rajon jemi në vendin e dytë sipas mbeturinave komunale për kokë banori edhe para nesh është vetëm Mali i Zi me 485 kilogramë. Më së paku mbeturinave komunale për kokë banori ka Kosova – 256 kilogram.

Në nivel të BE-së në vitin 2020 janë krijuar 225,7 milion tonë mbeturina komunale, që është rritje prej një përqind në krahasim me vitin 2019 dhe 14 për qind krahasuar me vitin 1995.

Advertisement

Mbeturinat komunale, sipas Eurostat, janë mbeturina që janë mbledhur dhe janë larguar përmes sistemit të menaxhimit me mbeturina dhe përveç shprehive shpenzuese varet edhe nga kapaciteti i sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Në BE nga 505 kilogramë mbeturina komunale për kokë banori, në Maqedoni 441 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy