Mbi 1.500 persona janë riinfektuar me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë regjistruar 11.610 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit, me një rritje prej 4.5% krahasuar me javën e kaluar (n = 11.115). Përqindja e pozitivitetit varion nga 23,6% në 34,4%, mesatarisht 29,1%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën 17-23 janar 2022, janë testuar 39 289 materiale në laboratorë në të cilët është kryer testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie prej 15,6 % krahasuar me javën e kaluar.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 6,045; 52,6%), dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë – 1.127.9 / 100.000. Përqindja e pozitivitetit varion nga 23.6% në 34.4%, mesatarisht 29.1%.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmoshat më të prekura janë 30-39 vjeç (n = 2.711, 23.4%) dhe 40-49 vjeç (n = 2.424, 20.9%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 g (n = 267; 2.3%). Rritje të numrit të pacientëve ka pothuajse në të gjitha grupmoshat me rritjen më të madhe në grupmoshën mbi 0-9 vjeç me një rritje prej 30.9% dhe grupmoshat mbi 60 vjeç me një rritje prej 17.1% krahasuar me një javë më parë. Ka një rënie të numrit të pacientëve në grupmoshat 10-19 vjeç (-15.3%) dhe 20-29 vjeç (-18.0%) krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Advertisement

Statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 7.627 persona të shtruar apo trajtuar në shtëpi, thuhet në raport.

“Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1.559 riinfeksione, me një rritje prej 25.0% krahasuar me javën e kaluar.

97 vdekje u raportuan në 20 qytete gjatë javës së kaluar, 76.4% më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (38). Për sa i përket moshës, shumica (n = 85; 87.6%) e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, ndërsa vdekjet janë regjistruar në grupmoshën 50-59 vjeç (8), 40-49 vjeç (2). dhe 30-39 vjeç (2)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Nga shtojnë se deri më 22 janar 2022, gjithsej 864.759 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej janë vaksinuar plotësisht (me dy doza) 841.143 persona dhe me dozën e tretë janë vaksinuar 122.752 persona./Telegrafi/

Advertisement

Mbi 1.500 persona janë riinfektuar me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy