Mbi 10.000 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme prej 1.733 testimeve u regjistruan 159 raste të reja me COVID-19. Më rastet e reja gjithsej që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikuar 13.458 pacientë.

Numri i pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë është 10.052, ndërsa numri i të vdekurve është 563. Momentalisht në Maqedoni ka gjithsej 2.843 raste aktive.

Siç thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, më së shumti raste aktive ka në Shkup me 829 raste, ndërsa Çairi është komuna me më së shumti raste aktive brenda Shkupit me 114 raste aktive ndërsa më pas vjen Gazi Baba me 100 raste dhe Aerodromi me 92 raste.

Pas Shkupit, Gostivari dhe Kumanova janë qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus.

Advertisement

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga gjithsej 2.843 të infektuar, 829 janë nga Shkupi, 317 nga Kumanova dhe 310 nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Shtip ka mbi 200 raste aktive, Tetova, Struga dhe Kërçova me mbi 100 raste, ndërsa në qytetet tjera numrat janë dyshifror.

Te rastet e reja, sërish Shkupi, Kumanova dhe Gostivari kishin më së shumti të infektuar. Për 24 orë në Shkup u regjistruan 32 raste, Kumanovë 25 dhe 22 në Gostivar.

Nëse shihen statistikat e shtatë ditëve të kaluara, mund të vërehet një rritje e rasteve në Kumanovë dhe Gostivar. Në Kumanovë vetëm këtë janë janë sëmurë 126 persona, ndërsa në Gostivar nga e shtuna e kaluar deri më sot janë infektuar 99 persona.

Sipas të dhënave ditore, në Kumanovë javën e kaluar janë shëruar 46 persona, ndërsa në Gostivar 52./Telegrafi/

Advertisement

Mbi 10.000 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy