Mbi 100 gjoba në Pollog, 70 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje (14 maj) nga ora 16:00 deri në ora 22:00, SPB Tetovë ka kryer aksion kontroll për sanksionimin e automjeteve të cilat i drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Me këtë rast janë zbuluar dhe sanksionuar 70 drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-32 dhe GV-38). Tre prej tyre (TV) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, 29 (TE-13 dhe GV-16) nga 50 në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.

“Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 31 automjete (TE) që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim si dhe 2 (TE) kundërvajtje të tjera në trafik. Të gjithë vozitësit kundërvajtës u janë përgatitur parashtresa të parapara me ligj dhe varësisht se sa kanë tejkaluar shpejtësinë do të përballen me gjoba, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 400 euro. Për ata që janë me kapur me shpejtësi të madhe, parashikohet pezullimi i përkohshëm i patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, thuhet në raportin policor.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë rikujton dhe këshillon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht nëse moti është me shi./Telegrafi/

Advertisement

Mbi 100 gjoba në Pollog, 70 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy