Mbi 200 dënime në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kontrollet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shqiptuar gjithsej 204 masa, mes të cilave 118 sanksione për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 26 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë shkelje të motoçiklistëve dhe shtatë për vozitës fillestarë.

“Kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit vazhdojnë. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksuan nga MPB.

 

Mbi 200 dënime në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy