Mbi 250.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 686.788 doza të vaksinave, ndërsa 252,338 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje, gjithsej 9.393 qytetarë u vaksinuan. Doza e parë e vaksinës dje u mor nga 5.626 qytetarë.

57% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 54% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 49% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim virusin./Telegrafi/

Mbi 250.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy