Mbi 27 mijë mësimdhënës në Maqedoni presin rritje të pagës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përderisa mbi 27 mijë mësimdhënës presin rritje të pagave, OBRM-PDUKM dhe LSDM edhe sot vazhduan me akuza të ndërsjella. Që të dy partitë thonë se “pala tjetër” nuk dëshiron të bisedojë. Është e dukshme se problem nuk është rritja e pagave, por punësimi, përkatësisht zgjidhja e statusit të të punësuarve. Opozita vlerëson se LSDM dëshiron të shfrytëzojë Ligjin për punësim të kuadrove të tyre partiake. Nëse LSDM me të vërtetë ka për qëllim që t’i rrit pagat e të punësuarve në arsim do të mbështeste amendamentin tonë – thonë nga OBRM-PDUKM.

“Është shumë e qartë se me këtë Ligj nuk do të rriten pagat e të punësuarve. Për mbrojtjen e të drejtave e gjithë të punësuarve ne si deputet të OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni kemi parashtruar amendament me të cilin parashihej shuma e koeficientit dhe vlera e marrëveshjes kolektive në gjithë nivelet dhe sferat që të harmonizohet me rritjen e pagës minimale”, tha deputetja Beti Stamenokosa nga OBRM-PDUKM.

Me miratimin e Ligjit për pagë minimale dhe Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional do të ketë rritje shtesë të pagave të mbi 27 mijë mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme paralelisht me rritjen e pagës minimale, thonë nga LSDM.

Të rëndësishme janë ndryshimet e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme që OBRM-PDUKM gjithë vitin po i bllokon në procedurë parlamentare”, tha deputetja Sanella Shkriel nga LSDM.

Advertisement

SASHK paralajmëron protesta nëse nuk vjen deri te rritja graduale e pagave të punëtorëve të arsimit.

“Nëse deri më tani vendet e punës janë transformuar për 2 vite, me propozim ligjin parashihet që menjëherë të punësohen në periudhë të pacaktuar. Këtu bëhet fjalë ndoshta për, nuk e di, frikën nga punësimet partiake, që nuk është asgjë e tmerrshme sepse edhe deri më tani partitë kanë pasur ndikim gjatë punësimit”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Ligji është në lexim të tretë dhe në qoftë se nuk harmonizohet, edhe Sindikata e arsimit pranë LSM paralajmëron bllokim të Kuvendit si dhe publikim të emrave të deputetëve që nuk pajtohen që të sillet ky ligj.

Ka mësimdhënës që 15 vite punojnë në periudhë të caktuar dhe janë instrument i partive politike. Pa marrë parasysh cilës parti. Nuk ua zgjidhin statusin me qëllim që t’i shfrytëzojnë në zgjedhjet e ardhshme, tha Vllado Dimovski, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës Progresive të Arsimit pranë LSM.

Advertisement

Sindikata që moti angazhohet që të transformohen vendet e punës së 4700 të punësuarve, thotë Dimovski. Kështu që pyet – Nëse VMRO-DPMNE ka frikë nga punësimet partiake të LSDM, pse ata nuk kanë ndërmarrë asgjë që të zgjidhet statusi i këtyre mësimdhënësve atëherë kur ata kanë qenë në pushtet!/TV21/

Mbi 27 mijë mësimdhënës në Maqedoni presin rritje të pagës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy