Gjatë ditës së djeshme, ka pasur rritje të konsiderueshme të interesimit të qytetarëve për vaksinim, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje informojnë se dje janë vaksinuar gjithsej 15.574 qytetarë.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.808 qytetarë.

Janë aplikuar gjithsej 1.033.584 doza të vaksinave ndërsa 462.192 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje thonë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

“67% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 64% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 60% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 50% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga MSH.

Nga MSH thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga coronavirusi./Telegrafi/

Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";