Mbi 50 mijë qytetarë të Maqedonisë janë paraqitur në aplikacionin online për vaksinim, gati 24 mijë përmes mjekëve amë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 50.200 persona janë paraqitur përmes ueb-faqes “Vakcinacija.mk”, ndërsa përmes mjekëve amë janë paraqitur 23.808 persona.

Ueb-faqja u lëshua javën e kaluar, ndërsa aty mund të paraqitet secili qytetar, ndërsa sistemi do të gjenerojë se cili qytetar do të ketë përparësi. Përveç kësaj mënyre të paraqitjes për vaksinim, e njëjta mund të bëhet përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”.

Vaksinimi fillon nesër në ora 10 në spitalin modular për sëmundje infektive, ndërsa së pari do të vaksinohen personeli mjekësor nga Spitali i Shkupit.

Deri tani janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësor, prej të cilëve 2.000 janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga qytetet tjera. Çdo punonjës i cili pranon vaksinimin menjëherë do t’i rezervohet edhe doza e dytë e rivaksinimit.

Advertisement

Ndryshe, pardje nga Serbia arritën 4.680 vaksina nga 8.000 vaksinat e premtuara nga prodhuesi “Pfizer”./Telegrafi/

Mbi 50 mijë qytetarë të Maqedonisë janë paraqitur në aplikacionin online për vaksinim, gati 24 mijë përmes mjekëve amë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy