Numri i fletvotimeve të pavlefshme që janë verifikuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, është më i madh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Gjithsej 60.753 fletvotime të pavlefshme janë verifikuar në zgjedhjet e 17 tetorit, përkundër 45.551 të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë fletvotime të pavlefshme ka pasur në Bashkinë e Shkupit (15.929), që është rritje prej 4.500 në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Rritje ka edhe në Manastir, ku numri i fletvotimeve të pavlefshme në katër vjet është rritur nga 2.063 në 2.659. Nga komunat më të mëdha, përqindja më e madhe e rritjes së numrit të votave të pavlefshme është në Kavadar, ku katër vjet më parë kishte 455, ndërsa tani 1.126.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në disa komuna ka pasur edhe rënie të numrit të fletvotimeve të pavlefshme, edhe atë në Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh, si dhe në Kumanovë./Telegrafi/

Mbi 60 mijë fletvotime të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni shkruan Telegrafi.