Mbi 90 përqind e nxënësve e ndjekin mësimin online në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Shkencës dhe Arsimit Milla Carovska, sot deklaroi se në nivel shtetëror 90.2 përqind e nxënësve e ndjekin me sukses mësimin online.

Ndërsa për nxënësit tjerë, ajo tha se mësimi ndiqet nëpërmjet televizionit, por edhe me dërgimin e materialeve të shtypura tek nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Falënderojmë Radiotelevizionin kombëtar pasi mundëson 15 minuta të transmetohen në televizion. Si ministri jemi të kënaqur me modelin e mësimit që u zgjodh së bashku me Qeverinë, e ai është i kombinuar – një pjesë me prezencë fizike, një pjesë me mësim online”, tha Carovska.

Ajo shtoi se në periudhën e jashtme vijon vlerësimi i nxënësve, ndërsa nga 20 nëntori duhet të konfirmohet edhe tremujori i parë.

Advertisement

Carovska tha se edhe mësuesit dhe nxënësit do të kenë ndihmë për të gjitha sfidat që paraqiten./Telegrafi/

Mbi 90 përqind e nxënësve e ndjekin mësimin online në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy