Mbi 97 për qind e qytetarëve të Maqedonisë në media sociale kyçen me telefon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Raportit Global Digjital për vitin 2021, qytetarët në internet më së shpeshti kyçen përmes telefonave të tyre, ndërsa ueb-faqet më të vizituara janë ‘Google’ dhe ‘Youtube’. Rreth 57.6 për qind e popullatës në Maqedoni ose 1.2 milionë qytetarë gjatë vitit 2020 në mënyrë aktive kanë përdorur mediat sociale. Pjesa më e padhe pre tyre, 97.2 për qind janë kyçur në mediat sociale përmes telefonave.

Mbi 76 për qind e qytetarëve mbi 15 vjet në vitin 2020 janë shprehur se xhirollogari elektronike në ndonjë bankë, kundrejt 20 për qind që janë shprehur se blejnë dhe paguajnë fatura përmes internetit.

Sipas raportit, 82 për qind ose 1.71 milionë persona kanë përdorur internet në vitin 2020, që është për 1.2 për qind në krahasim me vitin 2019.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit janë kyçur përmes telefonave të tyre 56.4%, kundrejt 42.5% nga desktopi ose laptopi. Vetëm 1.1% për internet janë kyçur përmes tabletëve dhe vetëm 0.04 përmes konsolën për lojëra.

Advertisement

Më së shumti qytetarë ose 81% përdorin Android smartphone, ndërsa 18.8% përdorin Apple. Qytetarët më së shumti në internet kanë kërkuar Google, Youtube dhe Facebook./Telegrafi/

Mbi 97 për qind e qytetarëve të Maqedonisë në media sociale kyçen me telefon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy