minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Bashkinë e Shkupit - Struga.info


Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Bashkinë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të interesit të madh për subvencionim të blerjes së biçikletave të reja dhe përmbushjes së mjeteve të parapara, Bashkia e Shkupit njoftoi se thirrja publikuar tashmë është e mbyllur.

Thirrja publike u shpall më 19 prill ndërsa aplikimi bëhej onlajn. Që nga shpallja e thirrjes publike deri tani kanë aplikuar 3.057 qytetarë.

“Qytetarët shfaqën interesim të madh për këtë projekt dhe me këtë edhe ndërgjegje të lartë për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Në buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 për subvencione për biçikleta janë paraparë 8.5 milionë denarë. Gjatë tre viteve të kaluara, Bashkia e Shkupit ndau mbi 10 mijë subvencione për qytetarë që kanë blerë biçikleta./Telegrafi/

Advertisement

The post Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Bashkinë e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy