Motivi aq sa ishte dëshmim i pafajësisë, aq ishte edhe dëshmimi i një mënyre të re të zhvillimit të praktikës gjyqësore, deklaroi sot i akuzuari Dragi Rashkovski në fjalët e tij përmbyllëse për rastin “Softuerët”.

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Rashkovski i arsyetoi fjalët përmbyllëse dhe i paraqiti argumentet me, siç tha, “shtatë teoritë e Prokurorisë”.

Rashkovski foli hollësisht për dëshmitë e paraqitura për të cilat pati vërejtje për rregullshmërinë e tyre. Ai i veçoi dëshmitë e ekspertëve të cilët, siç tha, konstatuan se të gjitha procedurat janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për Furnizime Publike.

“Ekspertët e mbrojtjes dhe ekspertët e Prokurorisë konkludojnë se procedurat janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për Furnizime Publike”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mbrojtja e Rashkovskit kërkon aktvendim lirues për rastin “Softuerët” appeared first on Telegrafi.