Mbushen me vizitorë plazhet e Liqenit të Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë në Liqenin e Dibrës janë shënuar një numër i madh i vizitorëve për shkak të temperaturave të larta dhe nevojës për freskim. Në disa pjesë të bregut të Liqenit të Dibrës kryesisht atje ku janë edhe objektet shërbyese, plazhet janë për plot me pushues kryesisht të rinj. Janë dibranë të cilët thonë se pjesën më të madhe të ditës e kalojnë duke u freskuar në ujërat e Liqenit të Dibrës por edhe duke u freskua në objektet shërbyese të bukura që janë në bregun e liqenit. Të dhënat të Institutit për Shëndet Publik në Ohër thonë se analizat që janë bërë këto ditë ujit të Liqenit të Dibrës tregojnë se uji është i klasit të parë.

Këtë vit dy javë më parë për shkak të temperaturave të larta filloi sezoni turistik në Liqenin e Dibrës. Edhe pse është një akumulacion artificial, Liqeni ka plazhet e veta dhe mundëson tani më shumë se tre dekada një pjesë e madhe e dibranëve freskinë verore ta kërkojnë pikërisht në këtë liqe. Plazhet dhe objektet shërbyese të bukura pritet që edhe kësaj vere të joshin një numër të madh të të rinjve dibran por jo vetëm ata që sezonin veror ta kalojnë buzë liqenit. Biseduam me disa të rinj të cilët këto ditë i takuam në bregun e Liqenit. Adi, Rolandi, dhe Saiti janë të rinj të cilët thonë se gjatë vikendit të fundit kanë filluar të shfrytëzojnë freskinë e liqenit. Ata thonë se kushtet që ofrojnë objektet shërbyese, kafenetë dhe restorantet mundësojnë një pushim të këndshëm, kurse bregu i liqenit ka nevojë të mirëmbahet më mirë.

Sipas tyre një numër i madh i të rinjve vizitojnë gjatë gjithë ditës këtë pjesë të liqenit. Freskohemi dhe uji është i mirë, shtojnë ata. Pritet që edhe këtë verë bregun e liqenit ta shfrytëzojnë edhe një numër i madh i të rinjve nga diaspora të cilët nga SHBA-ja dhe shtetet e Unionit Evropian do të vizitojnë vendlindjen. Poashtu si viteve të tjera edhe këtë vit pritet që Liqenin e Dibrës për freski ta shfrytëzojnë edhe shtetasit shqiptar që janë nga viset kufitare.

Në lidhje me kualitetin e ujit të Liqenit biseduam edhe me përfaqësues të Entit për Shëndet publik nga Ohri të cilët në kontinuitet realizojnë kontrolle të ujit. D-r Lidia Simonoska nga ky Ent është përgjegjëse për analizat e ujërave në komunën e Dibrës. “Uji në Liqenin e Dibrës i plotëson të gjithë kushtet për larje. Analizat e fundit treguan se ai është i klasit të parë në të gjithë bregun e liqenit. Kjo do të thotë se uji mund të përdoret pa kufizim nga të gjithë grup moshat meqë është i kualitetit të parë”, thotë Simonoska dhe shton se kualiteti i ujit do të vazhdojë analizohet në vazhdimësi edhe gjatë muajve në vijim. Këtë vit në krahasim me vitet e tjera uji është i pastër, shton ajo. Paraprakisht duke marr parasysh se në Liqenin e Dibrës derdhet edhe një masë e madhe e mbeturinave plastike nëpërmjet Lumit Radikë nga rajoni i Rekës së Poshtme, komuna Dibër organizoi aksion për pastrimin e mbeturinave plastike në bregun e Liqenit.

Advertisement

Pushteti vendor në bashkëpunim me shoqatat qytetare bëri faktikisht një pastrim total të plasmasave, gjë që mundësoi tejkalimin e problemit ekologjik në ujërat e liqenit. Të punësuarit në hidrocentralin “Spilje” para do kohësh bën pastrimin e mbeturinave plastike në pjesën e pendës. Por duhet të kemi parasysh se mbeturinat plastike pritet të mbarojnë në Liqenin e Dibrës nga Radika por edhe përroskat e Zhupës edhe gjatë muajve në vazhdim. Bregu i liqenit të Dibrës është përplot edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur dibranët mes tyre edhe shumë të moshuar gjejnë freskinë në objektet shërbyese./Koha.mk/

Mbushen me vizitorë plazhet e Liqenit të Dibrës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy