Mbyllet një objekt hotelierik në Kërçovë për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunësit policorë nga SPB Kërçovë, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, dje në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 22:00, kanë kryer inspektim në disa objekte hotelierike në rajonin e SPB Kërçovë në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Nga MPB-ja sot informuan se gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt hotelierik në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë nuk I ka respektuar protokollet për punën e obkektit hotelierik dhe nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut objekti është mbyllur.

Pas dokumentimit të plotë tërastit, paralajmërojnë nga MPB-ja, do të ngrihen akuza sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

 

Advertisement

Mbyllet një objekt hotelierik në Kërçovë për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy