Mbyllet një objekt në Tetovë, arrestohen nëntë shtetase të huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se në koordinim me Departamentin për krim ndërkufitar dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbrëmë (8 qershor), nga ora 23:35 ka zbatuar aksion kontrollues në një objekt hotelerik në Tetovë, në rrugën “Kole Nedellkovski”.

Nga SPB Tetovë thotë se gjatë kontrollit në objekt janë hasur 11 femra, të cilat i kanë zbavitur mysafirët.

“Nëntë prej femrave janë shtetase të huaja, gjegjësisht prej Serbie, Ukraine, Shqipërie, Moldavie, Lituanie, Bullgaria dhe Rusie, të moshës prej 20 deri 34. Ata janë arrestuar së bashku me një 24-vjeçar të punësuar në objekt dhe dy femra shtetase të RMV-së”.

“Objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Po merren të gjitha masat për zbardhje dhe dokumentim të rastit dhe do të vijojë kallëzime adekuate”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

Mbyllet një objekt në Tetovë, arrestohen nëntë shtetase të huaja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy