minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mbyllet rruga nga Velesi drejt Shkupit, përmbyset një kamion - Struga.info


Mbyllet rruga nga Velesi drejt Shkupit, përmbyset një kamion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza e Velesit njofton se përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë informacion për disa automjete të bllokuara në mes dy pikave pagesore në autostradën Veles – Shkup.

MPB njofton se një kamion është përmbysur në rrugën Veles-Shkup, në hyrje të fshatit Katllanovë,  ndërsa komunikacioni do të jetë i devijuar në rrugën Veles-  Shën Nikollë – Shkup.

Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale u kërkon të gjithë përdoruesve të rrugës që nuk përdorin goma dimërore (edhe pse ky është detyrimi ligjor i tyre nga data 15.11.2023) të pastrojnë rrugën në të cilën udhëtojnë për të mos u bërë pengesë për rrugët tjera. Kjo veçanërisht vlen për qafat dhe rrugët malore për të cilat kemi lëshuar njoftim për ndalimin e qarkullimit për automjetet e rënda.

*Foto: Arkiv

Advertisement

The post Mbyllet rruga nga Velesi drejt Shkupit, përmbyset një kamion appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy