Mbyllet spitali modular pranë Klinikës Infektive në Shkup për shkak të ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spitali modular që ndodhet në obroin e Klinikës Infektive në Shkup është mbyllur, ndërsa pacientët janë dërguar në objektin e Klinikës Infektive në repartet tjera.

Nga Klinika Infektive thonë se spitali është i mbyllur pasi që kanë vërejtur ujë, ndërsa uji në asnjë moment nuk ka pasur kontakt me instalimin elektronik.

“Në një vend është paraqitur një sasi e ujit, por në asnjë moment nuk ka pasur kontakt me energji elektrike. Spitali Modular është repart ndihmues dhe që nga ndërtimi tre herë është hapur dhe mbyllur sipas nevojave” thonë nga Klnika Infektive.

Ata shtojnë se një periudhë spitali modular shërbente për vaksnimin e punonjësve shëndetësorë./Telegrafi/

Advertisement

Mbyllet spitali modular pranë Klinikës Infektive në Shkup për shkak të ujit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy