Më 14 prill grevë e përgjithshme e të punësuarve në Postën e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Postës së Maqedonisë së Veriut dhe organizata sindikaliste e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut më 14 prill do të organizojnë grevë të përgjithshme, për shkak të mospërmbushjes së kërkesës së tyre për rritje të rrogave të të punësuarve në këtë ndërmarrje, në shumë prej 3.000 denarëve.

Shkaku për grevën, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë së Veriut, Boro Veligdenov, vjen pas dialogut të pasuksesshëm trepalësh mes Këshillit drejtues të Postës së MV-së, Qeverisë dhe Organizatave sindikaliste të Postës së Maqedonisë së Veriut.

Greva e përgjithshme e të punësuarve do të mbahet me fillim në orën 8:00 në vendet e tyre të punës në Postën e Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha filialet në tërë vendin.

Greva do të zgjasë derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Advertisement

Ai shtoi se në pajtim me Ligjin për shërbime postare, kanë obligim ta respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranim, ndarje dhe distribuim të dërgesave postare të cilat kanë të bëjnë me dërgesa të rekomanduara gjyqësore, dërgesa të rekomanduara nga siguria dhe mbrojtja dhe dërgesa të tjera të caktuara me rekomandim të cilat janë cekur në rregullativën ligjore. Gjithçka tjetër, siç tha, do të ndërpritet gjatë grevës.

Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë në konferencën për shtyp përmendi se më 15 prill së bashku me organizatat sindikaliste kanë pasur takim me drejtorin e përgjithshëm Jani Makraduli ku, siç tha, në mënyrë të qartë u është thënë se në pajtim me rritjen e rrogës minimale, në mënyrë lineare për 3.000 denarë do të rriten të gjitha rrogat në SHA Posta.

Më 14 prill grevë e përgjithshme e të punësuarve në Postën e RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy