Më 30 mars do të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, ka bërë të ditur se rezultatet e regjistrimit të popullsisë, do të publikohen më 30 mars 2022.

Ai ka thënë se është iluzion të pritet rritje të popullatës kur ka rritje të migrimit.

“Para 16 viteve u bë strategji demografike, e cila ishte shumë e gabuar. Po na migrojnë të rinj të cilët sjellin natalitet. Duhet lloj tjetër i politikës. Dhe kur do të bëhen masat më të mira nuk duhet të pritet bum demografik”.

“Çdonjëri prej nesh ka mundësi për punë kualitative, faktori i dytë- mundësia për arsim kualitativ, duhet edhe shëndetësi kualitative dhe komunikim i mirë dhe e pesta, nevojat njerëzore mund të kënaqën gjithkund. Problem është edhe me migrimin e brendshëm”, ka thënë për TV24, Apostol Simovski, drejtor i ESHS-së.

Advertisement

Më 30 mars do të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy