Me masa dhe protokolle të veçanta, dje nisi viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me respektimin e protokolleve shëndetësore, dje me sukses filloi viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut. Në mbi gjashtëqind shkolla fillore dhe të mesme nxënësit me maska dhe me mbajtjen e distancës, saktë pas shtatë muajve, përfundimisht u ulën në bankat shkollore. Nxënësit e tjerë megjithatë, mësimin do ta ndjekin online, derisa gjendja epidemiologjike këtë e imponon.

Me prani fizike në pjesën më të madhe marrin pjesë më të rinjtë, më saktë nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Sa i përket atyre të klasave më të larta, shumica e tyre mësojnë në distancë, përmes platformës online dhe me emetimin e orëve në televizionin kombëtar.

Sipas kompetentëve, të gjitha shkollat dje të përgatitura e filluan vitin shkollor dhe të gjitha masat dhe protokollet për mësim me prani fizike janë përmbushur. Janë furnizuar termometra, mjete për dezinfektim dhe të gjithë janë të njoftuar me kushtet e reja për mbajtjen e mësimit.

“Nëse të gjithë u përmbahemi masave, më lehtë do ta kalojmë këtë vit shkollor dhe në këtë mënyrë do të kujdesemi ky të jetë viti i vetëm dhe i fundit”, porositi në ditën e parë shkollore kryeministri Zaev.

Advertisement

Lidhur me platformën, Zaevi theksoi se janë testuar dhe zbuluar të gjitha punët që duhej të korrigjohen që të tejkalohen të gjitha sfidat. Ai tha se për herë të parë në shtet vendoset një sistem i këtillë online dhe do të bëhen përpjekje maksimale që të zbatohet pa apo me probleme sa më të vogla të mundshme të cilat do të tejkalohen në vazhdimësi.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në pjesën më të madhe të shkollave, mësimi nga distanca me sukses ka filluar në ditën e parë shkollore. Ajo thotë se probleme edhe më tej do të ketë, por ato do të zgjidhen në mënyrë të vazhdueshme.

Për digjitalizimin e mësimit, ministrja shtoi se vetëm për një muaj është bërë një hap i madh dhjetëvjeçar në sistem, janë trajnuar mësimdhënësit, ndërsa edhe nxënësit janë të interesuar për mësim online sepse, siç tha, ky është mjedisi i tyre natyror.

Përveç mësimit me prani fizike dhe mësimit në distancë, nga sot mësim do të ketë edhe në Radio Televizionin e Maqedonisë në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase. Oraret e klasave nga klasa e parë deri në të nëntën janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement

Prej atje theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipin nga FSHKIK dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit që punon në platformën dhe që nga ky mëngjes, shtojnë ata, nuk ka pengesa më serioze për mbajtjen e mësimit online.

“Për realizim të suksesshëm të mësimit online më e rëndësishme është pjesa e platformës e cila është bazuar në Microsoft times. Testet e fundit që u zhvilluan dje, pa ndonjë problem u kyçën në Microsoft times. të gjithë nxënësit që i kanë marrë fjalëkalimet gjatë javës së fundit. Gjithashtu, për momentin FSHKIK po punon për optimizimin e pjesës tjetër të platformës”, theksojnë nga MASH.

Apelojnë të gjithë të mbesin të përkushtuar dhe të qëndrueshëm në përgjegjësinë e cila, siç thonë, secili prej nesh e mban në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, por edhe të shëndetit publik.

Respektimi i protokolleve shëndetësore nuk është i thjeshtë, veçanërisht për më të vegjlit për të cilët mbajtja e maskave tetë orë në shkollë mund të paraqesë sfidë të vërtetë. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se kjo nuk do të paraqesë kurrfarë rreziku për fëmijët, dhe se kjo është mënyra e vetme të parandalohet bartja e virusit.

Advertisement

Me masa dhe protokolle të veçanta, dje nisi viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy