Me shpejtësi 107 km/h në lagje të banuar, shoferi bie në radarin e Policisë së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë me mediat një foto të realizuar nga një radar nate në momentin kur është regjistruar një mjet që lëviz me 107 kilometra në orë në një lagje të banuar.

“Gjatë kontrollit të policisë rrugore me radar për kushtet e natës, mbrëmjen e djeshme nga ora 21:00 deri në mesnatë, policia rrugore ka sanksionuar 111 drejtues mjetesh që kanë qarkulluar mbi limitin e lejuar të shpejtësisë”, njofton MPB-ja dhe bën me dije se prej tyre, dy automjete udhëtonin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar dhe një automjet ka udhëtuar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se limiti i shpejtësisë.

Në të njëjtën kohë, 69 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 42 jashtë qytetit.

Policia njofton se kontrollet e intensifikuara të aksionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Advertisement

Me shpejtësi 107 km/h në lagje të banuar, shoferi bie në radarin e Policisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy