Mbi gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të përballojnë pushim vjetor, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e Eurostatit.

Pushim njëjavor vjetor jashtë vendit ku jetojnë nuk mund të përballojnë mbi 55 për qind e banorëve në Maqedoninë e Veriut.

Më keq se qytetarët e RMV-së në Evropë, qëndrojnë ata të Shqipërisë, ku 58,3% prej tyre nuk mund të shkojnë në pushim, të Turqisë (60,8%), Rumanisë (62,5%), Malit të Zi (67,2%) dhe Kosovës (69,5%), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Greqi përqindja e njerëzve të cilët nuk mund të përballojnë pushim vjetor është 48,8, në Bullgari 43,8, në Serbi 43,6, në Kroaci 41,7, ndërsa në Slloveni 16,7 përqind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pushim më të gjatë se një javë gjatë vitit më së shumti mund të përballojnë banorët e Luksemburgut ku një mundësi të tillë nuk kanë vetëm 7,6 për qind, në Norvegji (7,9%), Zvicër (8,4%) dhe në Islandë (8,6%).

Në pushim nuk mund të shkojnë edhe 21,9% e gjermanëve, 23,4% e britanikëve, 25,4% e francezëve dhe 36,6% e spanjollëve./Telegrafi/

The post Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund ta përballojnë pushimin vjetor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";