Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia është ndër vendet ku ka shumë pak interesim për vaksinim kundër coronavirusit. Këtë e thotë hulumtimi i Galup që është zbatuar në nivel global.

Sipas hulumtimit, vaksinimin kundër coronavirusit, nëse është falas do ta pranonin 68% e të moshuarve në botë.

Gatishmëria e personave që të pranojnë vaksinën dallon nga vendi në vend, nga 96% në Maimar deri në 25% në Kazakistan.

Pjesa më e madhe e vendeve ballkanike dhe republikave sovjetike ndodhen në fund të listës së vendeve popullata e të cilave dëshiron të vaksinohet.

Advertisement

Sipas hulumtimit në Maqedoni, 35% e popullatës është shprehur për vaksinim, ndërsa përqindja gati të njëjtë ka në Serbi me 35, Shqipëri 34, Mal të Zi 33, Kosovë 32 dhe Bosnjë 30.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk dëshirojnë ta pranojnë vaksinën kundër coronavirusit. 53% e popullatës është shprehur se nuk dëshiron të jetë pjesë e imunizimit./Telegrafi/

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy