Me “propozimin francez” Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shkruan “fakti.bg”.

Sipas autorit të shkrimit, përveç kësaj, Bullgaria nuk ka arritur të mbrojë pozicionin e saj për gjuhën maqedonase, madje nuk ka marrë garanci të mjaftueshme për zbatimin e kërkesave lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017.

“Atëherë, si mund të supozojmë se propozimi është i mirë për ne? De fakto, ky propozim është “mace në thes” dhe vetëm nacional-nihilistët tejet të papërgjegjshëm mund të pretendojnë se është i mirë në bazë të informacioneve që disponojmë”, vlerëson “Fakti.bg”.

Sipas portalit, pretendimi se “propozimi francez” mbron interesat bullgare “me precedentin e përfshirjes së marrëdhënieve dypalëshe ndërshtetërore në një kornizë evropiane për një proces negociator” është një manipulim i pastër i përfaqësuesve të autoriteteve në Sofje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas portalit, nuk janë të vërteta edhe pretendimet e autoriteteve bullgare se “negociatat e anëtarësimit mund të ndërpriten në çdo moment, nëse konstatohet mospërmbushja e marrëveshjes”./Telegrafi/

The post Media bullgare: Me “propozimin francez” Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së appeared first on Telegrafi.