Mediumi bullgar: Petkov në vend të Radevit do të shkojë në Bruksel për t’i thënë “Jo” Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse Kuvendi i Bullgarisë e miraton sot qeverinë e re bullgare, Kiril Petkov do ta zëvendësojë presidentin bullgar Rumen Radev si përfaqësues i Bullgarisë në Këshillin e Evropës këtë të enjte në Bruksel.

“Sipas rregullave kryeministri i Bullgarisë, merr pjesë në Këshillat Evropianë, dhe si përjashtim, Presidenti merr pjesë kur ka qeveri teknike në vend. Rumen Radev deri më tani ka planifikuar të përfaqësojë Bullgarinë në Këshillin e fundit për këtë vit. Madje në Bullgari u spekulua se inaugurimi i qeverisë së re do të shtyhet në mënyrë që kreu i shtetit të mbrojë veton bullgare në Bruksel për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në artikullin e “24 Çasa”.

Sipas këtij mediumi, lideri i “Ndryshimi vazhdon” dhe kandidati për kryeministër të ri bullgar Kiril Petkov kërkon që ai të shkojë në seancën e Këshillit dhe të negociojë me liderët e tjerë evropianë.

“Ai do të debutonte në Këshillin Evropian me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz, i cili u zgjodh nga Bundestagu javën e kaluar. Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut mbetet i pandryshuar, njoftoi Petkov të shtunën në prezantimin e një propozimi për qeverinë e tij.

Advertisement

Megjithatë, ky pozicion duhet të përmirësohet për të përfituar të dyja vendet, shtoi kandidati për kryeministër të ri, shkruan “24 Çasa”.

Më tej ky medium thekson se në Bruksel Petkov do të duhet të mbrojë qëndrimin kornizë bullgare për Maqedoninë e Veriut të miratuar nga qeveria teknike, duke kujtuar se javën e kaluar ajo mbajti qëndrimin se Bullgaria miraton fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, por jo për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Mediumi bullgar: Petkov në vend të Radevit do të shkojë në Bruksel për t’i thënë “Jo” Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy